image Dështon sërish mbledhja e Kryesisë, Kuvendi mban seancë të enjten

Politikë

Dështon sërish mbledhja e Kryesisë, Kuvendi mban seancë të enjten

news image

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se ka dështuar sërish mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në mungesë të kuorumit.

Në një konferencë për media ai tha është shqetësues dështimi i kësaj mbledhje.

Është e disata herë që Kryesia e Kuvendit nuk po mund të mblidhet, pasi nuk ka kuorum. Kjo është vërtetë shqetësuese për Kuvendin e Kosovës megjithatë institucionet tona dhe Kushtetuta e ka paraparë që Kuvendi nuk mund të bllokohet dhe për këtë arsye neni 67 ia lejon kryetarit të Kuvendit që t’i thërret seancat dhe ta organizojë rendin e ditës”, tha Konjufca.

Konjufca theksoi se beson që në mbledhjen e ardhshme PDK veçse do të vendos për nënkryetarin e saj në kuadër të Kryesisë së Kuvendit dhe kësisoj s’do të kenë më probleme në mungesë të kuorumit. Ai bëri të ditur që seanca e radhës do të mbahet më 18 nëntor (pasnesër) në ora 10:00. /GazetaSinjali/