image Dështon seanca gjyqësore ndaj ministrit Liburn Aliu

Drejtësi

Dështon seanca gjyqësore ndaj ministrit Liburn Aliu

news image

Ka dështuar seanca e shqyrtimit fillestar ndaj ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut dhe disa të tjerëve, e cila ishte planifikuar të mbahej sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Arsyeja e dështimit të kësaj seance ishte munges e të pandehurës Bahtije Uka.

Pas dështimit të seancës fillestare, Aliu ka thënë shkurt për media se do të deklarohet për më shumë pas seancës së 30 prillit.

“Seanca është shtyrë me datën 30 prill dhe atëherë mund të bëjmë deklaratë tamam siç duhet. Presim deri atëherë”, tha ai.

Aktakuza kundër Aliut dhe të tjerëve ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 24 korrik të vitit 2020.

Sipas këtij akti akuzues, Aliu ngarkohet me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare gjatë kohës sa ishte drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Në këtë aktakuzë, krahas Liburn Aliut, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar akuzohen edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi.

Seanca është shtyrë për datë 30 prill në ora 10:00./Gazeta Sinjali/