image Dështon seanca gjyqësore ndaj "Burdushit"

Drejtësi

Dështon seanca gjyqësore ndaj “Burdushit”

news image

Hysni Peqani i njohur me nofkën “Burdushi”, është paraqitur sot para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga Prokuroria Speciale ai po akuzohet se ka kryer veprat penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shpërlarje të parasë”.

Mirëpo, seanca e sotme ndaj tij dështoi për shkak të mungesës së një dëshmitari, i cili gjendet jashtë vendit.

Prokurorja e rastit, Merita Bina-Rugova, tha se do të ishte mirë, nëse do bëhej përpjekje që të sigurohet prezenca e dëshmitarëve që gjenden brenda territorit të Kosovës.

Bina-Rugova po ashtu ka kërkuar që të përjashtohen mediat në seancat ku do të bëhet dëgjimi i dëshmitarëve, me qëllim të ruajtjes së identitetit të dëshmitarëve.

Por, kjo kërkesë e prokurores u kundërshtua nga njëri nga avokatët e Peqanit, Durim Osmani, i cili tha se asnjë nga ankesat e dëshmitarëve nuk do i vendoset ata ose familjarët e tyre pranë ndonjë turpi.

Për shkak të mungesës së dëshmitarit që gjendet jashtë vendit, Gjykata vendosi që seanca e sotme të shtyhet.

Ndërkohë, seanca e radhës u caktua të mbahet më 1 qershor të këtij viti, duke filluar nga ora 09:30./Gazeta Sinjali/