image Dështon "protesta gjithëpopullore" e thirrur nga aktivistët e VV-së

Siguri

Dështon “protesta gjithëpopullore” e thirrur nga aktivistët e VV-së

news image

Ditë më parë ishte planifikuar të mbahej një protestë e organizuar në rrjetin social “Facebook”.

Në këtë event bëhej thirrje nga disa aktivistë të VV-së për “protestë gjithëpopullore” me 5 qershor, për ta kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe për të kërkuar zgjedhje të reja.

Kjo protestë është pritur të mbahet në orën 12:00, por që përveç pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, e qytetarëve kalimtarë, nuk janë parë edhe protestues.

Nga Vetëvendosje kanë mohuar të qëndrojnë prapa këtij organizimi, ndërkohë që edhe ky event është fshirë nga facebook./ Gazeta Sinjali/