image Dështon Projektligji për Pensionet e Policisë, Bekë Berisha: Nuk mbahet shteti kështu

Politikë

Dështon Projektligji për Pensionet e Policisë, Bekë Berisha: Nuk mbahet shteti kështu

news image

Kryetari i Komisionit për Siguri dhe Çështje të Mbrojtjes, Bekë Berisha ka kritikuar pushtetin që nuk e mbështeti Projektligjin për Pensionet e Policisë.

Deputeti i AAK-së, theksoi se qasja e Qeverisë ndaj shtetit është për keqardhje.

“Nuk mbahet shteti kështu”, tha ai pas mbledhjes së Komisionit për Siguri.

“Sot, u diskutua për herë të dytë Projektligji Nr.08/L-160 për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore. Edhe kësaj here shumica e Pushtetit nuk e përkrahu këtë Projektligj në Komision. Për keqardhje kjo qasje e Qeverisë ndaj shtetit”, ka thënë Berisha.

/GazetaSinjali/