image Berisha: Terroristët u futën nga kjo pikë kufitare, 3 policë ua kthyen fuqishëm në fillim të sulmit

Siguri

Berisha: Terroristët u futën nga kjo pikë kufitare, 3 policë ua kthyen fuqishëm në fillim të sulmit

news image

Bekë Berisha, kryetari i Komisionit parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes tha se grupi terrorist i serbëve që e sulmoi Policinë e Kosovës u mblodh në Kopaonik dhe hyri në veri nga pika kufitare “Izvor”.

“Këta janë bashku në Kopaonik, kanë kalu me shumë vetura në pikëkalimin Izvor”, tha Berisha.

“Në Banjskë janë pozicionu dhe kur ka ndodh sulmi kanë qenë në fazën e pozicionimit”, shtoi ai në T7.

Operacioni i grupit terrorist “është ndërprerë”, tha ai, duke shtuar se pasi ata kishin hapur zjarr, “tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës ua kanë kthyer fuqishëm”, e më pas u angazhuan njësitë më elitare.

Deputeti tha se ata “e kanë pasur një plan në tri faza”.

Ai tha se ka disa gjëra të cilat s’mund t’i thotë publikisht tash për tash.

/GazetaSinjali/