image Dështon Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare, shkaktar Lista Serbe

Politikë

Dështon Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare, shkaktar Lista Serbe

news image

Përsëri ka dështuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare.

Ky projektligj nuk është hedhur në votim për shkak që për të nevojiten 2/3 edhe të deputetëve të komuniteteve joshumicë.

Ndërsa, Lista Serbe ka bojkotuar seancën e sotme.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se kushtëzimet që po i bënë Lista Serbe lidhur me këtë projektligj janë të pandershme.

Ndërsa, iniciuesi i këtij plotësim-ndryshimi, deputeti i komunitetit egjiptian, Fridon Lala tha se Lista Serbe po ia pamundëson komunitetit egjiptian për ta pasur ditën ceremoniale të tyre.

/GazetaSinjali/