image Dështon përpjekja për gjetjen e një metode për zbulimin e hershëm të kancerit të vezoreve

Shëndeti

Dështon përpjekja për gjetjen e një metode për zbulimin e hershëm të kancerit të vezoreve

news image

Një përpjekje për të zbuluar një prej kancereve më të pakapshëm dhe më vdekjeprurës, kancerin e vezoreve, ka dështuar që të funksionojë, pas dy dekadave punë në këtë drejtim.

Hulumtuesit në Kolegjin Universitar të Londrës, kanë bërë të ditur se rezultatet ishin një zhgënjim i madh. Megjithatë, ata kanë falënderuar 200,000 njerëz të cilët morën pjesë në hulumtim.

Në fillim testimi dukej premtues, me testet vjetore të gjakut të cilat zbulonin rastet e kancerit të vezoreve.

Kanceri i vezoreve, është vështirë të diagnostikohet për shkak se simptomat e tij shumë lehtë mund të ngatërrohen me probleme më të vogla shëndetësore.

“Disa gra diagnostikohen me këtë lloj kanceri aq vonë sa që janë shumë të sëmura për të filluar ndonjë trajtim”, ka deklaruar udhëheqësi i studimit, Usha Menon.

Sipas studimit, dy nga tri paciente të prekura nga kjo sëmundje, vdesin brenda një dekade pas diagnostikimit. /Gazeta Sinjali/