Anija kozmike ruse Luna-25 është përplasur në Hënë pasi u rrotullua në një orbitë të pakontrolluar, thonë zyrtarët.
Anija pa pilot do të bënte një ulje të butë në polin jugor të Hënës, por dështoi pasi u përball me probleme ndërsa u zhvendos në orbitën e saj para uljes.
Ky ishte misioni i parë i Rusisë në Hënë në pothuajse 50 vjet.
Anija kozmike ishte planifikuar të ulej të hënën për të eksploruar një pjesë të Hënës që shkencëtarët mendojnë se mund të mbajë ujë të ngrirë dhe elementë të çmuar.
Roskosmos, korporata shtetërore ruse e hapësirës, tha se humbi kontaktin me Luna-25 pak pasi u përball me vështirësi.