Autoritetet lokale në një qytet afër Kievit, i cili është sulmuar për më shumë se një javë, thonë se përpjekjet për të evakuuar njerëzit kanë dështuar.
Ukraina dhe Rusia kishin rënë dakord për atë që quhej “korridor i gjelbër” për të ndihmuar mijëra njerëz të bllokuar ende në periferi veriore të kryeqytetit, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.
Këshilli i qytetit të Buchas tha se 50 autobusë ishin bllokuar nga ushtria ruse.
“Ata nuk lejojnë që autokolona të kalojë”.
“Evakuimi është penguar! Është e pamundur të evakuohen banorët nga Bucha dhe Hostomel sot,” tha këshilli.
Ekipet e CNN vëzhguan qindra banorë nga rrethe të tjera rreth Kievit, ku ka pasur luftime të ashpra, duke mbërritur në një pikë grumbullimi në perëndim të qytetit me shumë autobusë.