image Dështoi me Caicedon e Lavian, Liverpooli pranë marrëveshjes me mesfushorin japonez

Futboll

Dështoi me Caicedon e Lavian, Liverpooli pranë marrëveshjes me mesfushorin japonez

news image

Liverpool është afër një marrëveshjeje për të nënshkruar me mesfushorin e Stuttgartit, Wataru Endo.

Bisedimet janë avancuar dhe japonezit i është dhënë leja për të udhëtuar në Merseyside për të përfunduar transferimin, raporton The Athletic.

Skuadra e Jurgen Klopp është e interesuar të forcojë mesfushën e tyre pasi nuk ka mundur të nënshkruajë me Moises Caicedo dhe Romeo Lavia.

Endo, i cili është kapiteni i Stutgartit, iu bashkua klubit gjerman në verën e vitit 2020 nga skuadra e Pro Ligës Belgjike Sint-Truiden.

Mesfushori, i cili ka një vit të mbetur nga kontrata e tij, bëri 40 paraqitje sezonin e kaluar, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë pesë asistime.

Liverpooli është i radhës në aksion kundër Bournemouth në Anfield të shtunën.

/GazetaSinjaliSport/