image Dështimi i Rimëkëmbjes Ekonomike/ Deputeti i AAK-së: Po bëhet politikë për interes të partisë

Financa

Dështimi i Rimëkëmbjes Ekonomike/ Deputeti i AAK-së: Po bëhet politikë për interes të partisë

news image

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Transfere, të cilët nuk po e votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, ata po shikojnë interesat e partive të tyre politike, duke anashkaluar interesin qytetarëve.

“Me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike deputetët, anëtarë të Komisionit për Buxhet dhe Transfere po bëjnë politikë për interesa të partive të tyre politike. Po anashkalojnë interesin e bizneseve dhe qytetarëve të vendit. Si kurrë më parë kërkohet unitet!”, ka shkruar Abrashi./Gazeta Sinjali/