Smajl Latifi i AAK-së nuk ka arritur ta marrë Rahovecin pa balotazh, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu, Latifi do të përballet në balotazh me Visar Korenicen e Lëvizjes Vetëvendosje i cili ka marrë 24,78 përqind të votave.
Burim Krasniqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka arritur t’i marrë vetëm 15,83 përqind të votave.
Bejtullah Deliu i PDK-së ka arritur 11,36 përqind të votave. /GazetaSinjali/