image Dëshmoi kundër Donald Trump, e largojnë nga Shtëpia e Bardhë

Botë

Botë/ Dëshmoi kundër Donald Trump, e largojnë nga Shtëpia e Bardhë

news image

Ndihmësi që dëshmoi kundër presidentit Donald Trump, është shkarkuar nga detyra që mbante në Shtëpinë Bardhë, transmeton Gazeta Sinjali.

Koloneli, Aleksandar Vindman, është transferuar nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC) në Pentagon, ndërsa avokati i tij tha se Vindmanit iu kërkua të largohej sepse e tha të vërtetën për çështjen e Ukrainës.

Vindman, dëshmoi në Dhomën e Përfaqësuesve nëntorin e kaluar, duke thënë se ishte “i shqetësuar” pasi kishte dëgjuar thirrjen telefonike “të pahijshme” të presidentit Trump me presidentin e Ukrainës, më 25 korrik të vitit të kaluar.

Pasi Trump u lirua nga dy akuzat e ngritura nga demokratët të mërkurën, ai dëshiron të bëj një reduktim të stafit./Gazeta Sinjali/