image Dëshmitari në rastin e Mustafës: Nuk kam pasur mundësi të shihja kush më ka rrahur

Drejtësi

Dëshmitari në rastin e Mustafës: Nuk kam pasur mundësi të shihja kush më ka rrahur

news image

Gjatë seancës së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, dëshmitari i parë në Gjykatën Speciale ndaj këtij rasti, ka thënë në një rast se nuk ka pasur mundësi të shihte se kush e ka rrahur, shkruan Gazeta Sinjali.

I pyetur nga avokati i Mustafës për të përshkruar pretendimin e tij për rrahje, tha “Nuk kam pasur mundësi të shihja kush më ka rrahur”.

Dëshmitari gjithashtu ka thënë se gjatë rrahjes ka dëgjuar vetëm një herë një emër, të cilin e ka konsideruar të çuditshëm.

Kjo është dita e tretë që ky dëshmitar po dëshmon në rastin ndaj Mustafës./GazetaSinjali/