Sot dëshmitari i tretë në rastin e komandant Salih Mustafa, nisi dhënien e dëshmisë në Gjykatën Speciale.
Ai ka thënë se atë e kanë rrahur e maltretuar në forma të ndryshme, transmeton Gazeta Sinjali.
Dëshmitari ka theksuar se e kanë goditur me mjete të ndryshme të forta, djegie me qiri dhe me rrymë elektrike.
Tutje ai ka shtuar se nuk e kanë maltretuar seksualisht, por që kanë urinuar mbi të.
“Më kanë goditur me bisht të sëpatës, më kanë goditur me shufra metalike. Më kanë rrahur në forma të ndryshme. M’i lidhnin këmbët me tela të rrymës, më jepnin dridhje e kështu. Më kanë djegur me qiri, duke u uluar në karrige, dhe qiriun ma afronin afër shpinës”, pretendon ai.