Sot dëshmitari i tretë në rastin e komandant Salih Mustafa, nisi dhënien e dëshmisë në Gjykatën Speciale.
Ai theksoi se ishte marrë nga katër persona të armatosur dhe të veshur me rroba të zeza.
“Mua më kanë marrë 4 ushtarë të veshur me tesha të zeza, ato ishin skifterët e Njësisë Speciale- BIA”, tha dëshmitari.
Tutje ai ka shtuar se pasi e kishin marrë i kishin thënë se komandanti dëshiron të flasë diçka me ty.
“Kam qenë në oborr të shkollës në Zllash kur më pyeten për emër, njëri hyri brenda në shkollë dhe tre të tjerë ndejën me mua pasi doli ai nga shkolla me thanë eja se komandanti don me fol diçka me ty”, shtoi tutje dëshmitari.
Sipas dëshmitarit komandanti e kishte sharë, goditur e rrahur si dhe kishte thënë që ta mbysnin krejt.
“Kur më dërguan brenda në ndërtesë ishte ulun komandanti i tyre i cili më tha pse po rren, bërtiti më goditi dhe filluan të më rrahin krejt. Kur ma ka mshu shuplakë komandanti u ka thënë të tjerëve mbytne krejt se po rren, pastaj më kanë ngreh zhag e më qitën jashtë e më quan në një ahur-shtallë të lopëve”, deklaroi dëshmitari. /Gazeta Sinjali/