image Dëshmia tronditëse e shqiptares që u përdhunua nga shoku i partnerit: Më bëri video dhe kërcënoi se do të më vriste

Rajon

Dëshmia tronditëse e shqiptares që u përdhunua nga shoku i partnerit: Më bëri video dhe kërcënoi se do të më vriste

news image

Shqiptarja 34-vjeçare ka zbuluar detaje tronditëse në dëshminë e saj për sulmin seksual nga Dimitris Aspiotis, i ashtuquajturi  “përbindëshi  i Kavos” në Korfuz të Greqisë.

Gruaja ka përshkruar makthin që e ka përjetuar në duart e 47-vjecarit, i cili i ka vuajtur dënimet me burg për përdhunim.

“Ai më rrahu, abuzoi me egërsi, më bëri video dhe më kërcënoi të më vriste”, tha 34-vjeçarja shqiptare në dëshminë e saj është tronditëse para policisë.

Sipas dëshmisë, i akuzuari u shfaq në shtëpinë ku ajo po qëndronte me partnerin e saj pasditen e 4 majit.

“Unë e njoh kush është ai sepse është mik me partnerin tim në Facebook. Unë nuk e doja atë burrë në shtëpinë time, sepse mësova se ai kishte përdhunuar dy gra angleze në të kaluarën”, tha ajo.

“Unë isha në gjumë dhe papritmas u zgjova. Pashë që partneri im nuk ishte ne shtëpi. Dikush trokiti në derë dhe kur e hapa e pashë këtë person. U largua dhe pas pak u kthye përsëri.  Më tha se partneri im kishte pirë dhe ishte dehur dhe ne duhej të shkonim ta merrnim. Ne ecëm për një kohë të gjatë dhe ai ma ndërroi rrugën duke më çuar nga një rrugë e ndotur. Aty unë u tremba, më nisi makthi dhe pyesja me vete  se ku shkonim”.

“Në këtë moment më kapi për flokësh dhe më goditi disa herë në kokë”, tha ajo në dëshminë e saj për fillimin e sulmit nga 47-vjeçari. Më tej 34-vjecarja përshkroi se e coi në fshat në një kasolle dhe të nesërmen e përdhunoi.

Duke folur në emisionin “Me ty”, avokati i 47-vjeçarit përcolli se i pandehuri ishte deklaruar i pafajshëm. 47-vjeçari pretendon se akti seksual ishte konsensual dhe se ai po ndiqet penalisht për të kaluarën e tij gjyqësore, si nga media greke ashtu edhe nga ajo britanike.

“Ai ka vuajtur dënimin e tij dhe po përpiqet të bëjë një fillim të ri,” tha avokati i 47-vjeçarit për klientin e tij. /Gazeta Sinjali/