“Për t’u larguar më ndihmoi një shtetas turk, ndërsa me vizë kanadezë u pajisëm në Prishtinë” – kështu është shprehur shtetasi turk, Selami Simsek, i njohur si mbështetës i Fetullah Gulen për autoritetet shqiptare.
Simsek është shprehur se për t’u larguar është ndihmuar nga një shtetas turk të cilin e identifikon me emrin Kursak.
“Kam folur me të turqisht, më kërkoi para për të më pajisur me një vizë, ndërsa pagesën e kam kryer përmes bankës, llogarinë e së cilës nuk e mbaj mend. Paratë u derdhën nga një kushëri i imi në bankë, i cili nuk e dinte se përse po i depozitonte ato para. Personit me emrin Kursak, i dërgova një foto në ëhatsapp dhe më pas ai më kërkoi të udhëtoja në Kosovë, atje do të siguroja edhe vizën. Kur mbërrita në Kosovë, u ndalova në Prishtinë, qëndrova në një banesë pranë stacionit të autobusëve së bashku me Harun Çelik. Në këtë banesë erdhi një shtetas rreth 30 vjeç e më mori pasaportën, ku vendosi vizën kanadeze. Më pas prenotova biletat Rinas – Vjene (tranzit) dhe Toronto.” është shprehur Simsek.
Nga të dhënat hetimore, rezulton se Çelik dhe miku i tij kanë hyrë më 8 gusht në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës, dhe më pas kanë udhëtuar në drejtim të Rinasit, e prej andej do të shkonin në Kanada me vizë të falsifikuar, por u ndaluan nga autoritetet shqiptare.
Harun Çelik u depërtua mbrëmjen e 1 janarit në Shqipëria në Turqi. Bashkë me mikun e tij ata dyshohet se janë pjesë e lëvizjes FETO, të Fetullah Gylen që në Turqi konsiderohet organizatë terroriste nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan.
Duke qenë se Ankaraja nuk jep dokumente si pasaporta apo karta identiteti për ata shtetas që ajo i konsideron mbështetës të Lëvizjes Gylen, shpesh pjesëtarë të saj zgjedhin dokumente false për tu larguar nga Turqia në drejtim të Perëndimit.