Borussia Dortmund nuk është e interesuar ta shes dhe drejtuesit e klubit gjerman e kanë thënë disa herë. Gjithsesi Mino Raiola po bën çmos që të gjejë një blerës për sulmuesin norvegjez, i cili u zgjodh edhe lojtari i vitit në Bundesliga, transmeton Sinjali Sport.
Menaxheri i njohur dëshiron ta transferojë në këtë verë, pasi në korrik të vitit 2022 hyn në fuqi klauzola e lirimit për 75 milion euro.
Nicolo Schira shkruan se Real Madrid dhe Chelsea janë të interesuar për Haaland.
Mino #Raiola is working to move Erling #Haaland from #BVB (the release clause by €75M is valid only from 2022): #RealMadrid and #Chelsea are really interested. #ManCity have also looked him, but Pep #Guardiola’s first choice is still Harry #Kane. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) June 1, 2021
Për të mendon edhe Manchester City, por trajneri Pep Guardiola preferon më shumë të marrë nga Tottenham anglezin Harry Kane. Sulmuesi do të largohet nga “Spurs” dhe mbetet të shihet se sa e shesin yllin e tyre. /Gazeta Sinjali Sporti/