image AC Milan nis bisedimet për kthimin e Ibrahimovicit

Futboll

Sport/ AC Milan nis bisedimet për kthimin e Ibrahimovicit

news image

Skuadra italiane AC Milan ka nisur bisedimet me sulmuesin e njohur Zlatan Ibrahimovic për një kthim të mundshëm te Serie A.

Mediat italiane kanë raportuar se skuadra ka folur me agjentin Mino Raiola rreth mundësisë për të kthyer Ibrahimovicin, transmeton Gazeta Sinjali.

Sulmuesi do të largohet nga “La Galaxy” muajin tjetër, pasi që edhe i skadon kontrata me ta.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Milani është i përgatitur t’i ofrojë Ibrahimovicit një kontratë 18-mujore./Gazeta Sinjali/