image Derrat e egër u bëjnë namin shqiptarëve, "u pinë" 20 mijë euro kokainë

Siguri/ Derrat e egër u bëjnë namin shqiptarëve, “u pinë” 20 mijë euro kokainë

news image

Disa derra të egër në rajonin toskan të Italisë ka thithur kokainë me vlerë 20 mijë euro, të lënë nga bandat në pyll.

Policia arrestoi një italian dhe tre shqiptarë, të cilët kishin futur kokainën në kavanoza dhe i kishin futur nën dhe. Por kjo nuk i shpëtoi derrave.

Oficerët arritën të zbulonin rrjetin e shpërndarësve të kokainës ndërsa po hetonin vrasjen e shqiptarit 21-vjeçar në vitin 2018 në Sinalunga.

Pas përgjimit të telefonatave, policia dëgjoi zërat e të dyshuarve duke u ankuar për prishjen e drogës nga kafshët.

Dyshohet se ata trafikonin afërsisht dy kilogramë kokainë çdo muaj dhe e shpërndanin në bare e klube në qytetet Arezzo dhe Siena.

Dy prej të dyshuarve janë lënë në paraburgim, ndërsa dy të tjerë po hetohen në masën e sigurisë arrest shtëpie./Gazeta Sinjali/