image “Derisa presim të pjeken kushtet, na u kalbën dëshirat”, specializantët protestojnë para MSH-së

Kosovë

“Derisa presim të pjeken kushtet, na u kalbën dëshirat”, specializantët protestojnë para MSH-së

news image

Një grup i Specializantëve kanë protestuar gjatë ditës së sotme para Ministrisë së Shëndetësisë pasi vlerësojnë se diskriminimi ndaj tyre veç është duke u thelluar edhe më shumë.

“Specializantët që 1 vit në rrugë”, “Vlerësoni mjekët” ishin disa nga mbishkrimet që u vendosën në hyrje të MSH-së.

Specializantët e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) kanë protestuar edhe më herët para Ministrisë së Shëndetësisë, pasi kërkesa e tyre që t’u paguhen orët e kujdestarive është refuzuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa.

EO

/GazetaSinjali/