image Derisa Ahmeti kundërshton masat në Facebook, Prishtina shënon 434 raste të reja me koronavirus

Shëndetësi

Derisa Ahmeti kundërshton masat në Facebook, Prishtina shënon 434 raste të reja me koronavirus

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, filloi kundërshtimin e masave të reja të Qeverisë Hoti, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, kur ato ishin ende vetëm propozime, shkruan Gazeta Sinjali.

Që nga e marta kur u propozuan masat e reja, Ahmeti ka bërë 10 postime në Facebook, duke shprehur kritika e duke ironizuar me këto masa, të cilat i quajti “të palogjikshme” e “paushall”.

Derisa Ahmeti po vazhdon të bëjë kritika ndaj këtyre masave, gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, në komunën që udhëhiqet nga ai, janë shënuar 434 raste të reja me koronavirus.

Vetëm dje dhe sot në kryeqytet u shënuan 762 raste pozitive./Gazeta Sinjali/