image Deri tash, mbi 200 ankesa në PZAP

Deri tash, mbi 200 ankesa në PZAP

news image

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën me 14 shkurt, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë paraqitur 208 ankesa kundër këtij rezultatit.

Ju informojmë se kandidatet e subjekteve politike brenda afatit prej 24 orëve në PZAP kanë paraqitur 208 apele, kundër rezultatit përfundimtarë të zgjedhjeve të publikuar nga KQZ-ja”, ka njoftuar PZAP.

Tutje PZAP njofton se janë në procedim/administrim të ankesave.

“Prandaj ende nuk kemi mundësi për t’ju informuar me numrin e kandidatëve të subjekteve politike për secilin subjekt të cilat kanë parashtruar apele në PZAP-i lidhur me publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Afati për paraqitjen e ankesave ka përfunduar në orën 11:25 ndërsa PZAP lidhur me këto apele do të vendos brenda afatit ligjor prej 72 orëve. /Gazeta Sinjali/