image Deri tani, 58 persona u shëruan nga koronavirusi në Kosovë

Kosovë

Shëndetësi/ Deri tani, 58 persona u shëruan nga koronavirusi në Kosovë

news image

Ka shkuar në 58 numri i rasteve të shëruara nga koronavirusi në Kosovës, pas konfirmimit të 6 rasteve të shëruara sonte, shkruan Gazeta Sinjali.

Shërimin e tyre e konfirmoi Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK).

“Sot më 11 prill 2020, janë të shëruar edhe gjashtë (6) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej pesëdhjetë e tetë (58)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Deri sot, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 283 raste të prekura me koronavirus, prej të cilëve 58 janë shëruar, kurse 7 të prekur nga ky virus kanë ndërruar jetë./Gazeta Sinjali/