image Deri sot në Kosovë janë testuar 1871 mostra të dyshimta me koronavirus, 140 rezultuan pozitive

Kosovë

Shëndetësi/ Deri sot në Kosovë janë testuar 1871 mostra të dyshimta me koronavirus, 140 rezultuan pozitive

news image

Nga data 8 shkurt deri më sot (4 prill) në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) janë testuar gjithsej 1 mijë e 871 mostra të dyshimta me koronavirus, prej të cilave 140 raste rezultuan pozitivë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njofton IKSHPK-ja, vetëm sot në këtë laborator janë testuar 128 mostra të dyshimta, pesë prej të cilave rezultuan pozitive.

Nga të gjitha rastet e konfirmuara deri tani në Kosovë, dhjetë prej tyre janë shëruar. Kurse, një 82 vjeçar nga Dumnica e Podujevës ishte personi i parë dhe deri tani i vetëm që humbi jetën nga koronavirusi.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3 mijë e 53 kontakte të rasteve./Gazeta Sinjali/