image Deri sot në Kosovë janë shëruar mbi 61 mijë e 900 persona

Shëndetësi

Deri sot në Kosovë janë shëruar mbi 61 mijë e 900 persona

news image

61.986 persona janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë prej marsit të vitit të kaluar, kur COVID-19 u përhap edhe në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali në vazhdimësi po raporton për rastet e reja, të shëruarit, të vdekurit dhe gjithçka që duhet të dini rreth kësaj sëmundjeje.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, numri total i rasteve pozitive është 73.048 raste nga 329.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ndërkaq, të vdekur janë 1.649 raste të vdekjes.

Numri i rasteve aktive është 9.413. /Gazeta Sinjali/