Si shkak i një defekti në gypin e ujit dhe pamundësisë teknike të sanimit të tij ditën e sotme, në fshatin Henc, KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se janë të detyruar ta ndërpresin furnizimin me ujë për fshatin Sllatinë dhe Henc.
“Furnizimi me ujë rikthehet ditën e nesërme, pas sanimit të defektit”.
“Kërkojmë mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e tyre.