image Deri në pesë orë pritje në këtë pikë kufitare

Kosovë

Deri në pesë orë pritje në këtë pikë kufitare

news image

Mërgimtarët e shumtë që vizituan vendlindjen e tyre për festat e fundvitit tashmë po kthehen në vendet e Evropës, e jo vetëm.

Përveç mërgimtarëve të cilët për transport kanë zgjedhur aeroplanin, të shumtë janë edhe ata që po udhëtojnë me vetura.

Pritjet në pikë-kalimin kufitar në Merdarë po shkojnë deri në pesë orë, deri sa tek Dheu i Bardhë dy orë e gjysmë.

Sipas të dhënave të përditësuara në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet më të shkurtra janë në pikën kufitare në Muçibabë prej 45 minuta.

/GazetaSinjali/