Midis 150 deri në 300 trupa mund të jenë në një varr masiv pranë një kishe në qytetin e Bucha, ka thënë ombudspersonja e të drejtave të njeriut në Ukrainë, Lyudmyla Denisova.
Denisova tha se trupat e civilëve të vdekur po mblidheshin nga forcat e rendit, shkruan Skynews.
Megjithatë, ajo nuk tha se si autoritetet kishin arritur vlerësimin e numrit të viktimave në varrezat masive.
“Aktualisht trupat e të vdekurve po mblidhen nga forcat e rendit për të kryer ekzaminimet e nevojshme”, tha ajo.
Komentet vijnë pasi u shfaqën imazhe të civilëve ukrainas të shtrirë të vdekur në rrugët e Bucha, me banorët që thonë se viktimat u vranë nga ushtarët rusë pa ndonjë provokim të dukshëm.
Ndryshe nga provat në rritje, Moska ka këmbëngulur se forcat e saj janë të pafajshme për vrasjet që kanë shkaktuar pretendime për krime lufte.
Dhe Kremlini tha sot se pretendimet perëndimore se trupat e tij kishin ekzekutuar civilë në qytetin ukrainas të Bucha ishin një “falsifikim monstruoz” që synonte denigrimin e ushtrisë ruse.