image Deri më 6 shtator pritet të arrijnë 650 mijë vaksina në Kosovë

Shëndetësi

Deri më 6 shtator pritet të arrijnë 650 mijë vaksina në Kosovë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se deri më 6 shtator në Kosovë pritet të vijnë 650 mijë vaksina, transmeton Gazeta Sinjali.

“Deri me 6 shtator presim që të arrijnë edhe 650 mijë vaksina. Kemi rritur kapacitetet, ndërsa po shohim që edhe interesimi i qytetarëve për vaksinim po shtohet. Dhe kjo na jep shpresë që krahas respektimit të masave do të mund t’ia dalim së bashku ta fitojmë këtë betejë, e gradualisht edhe luftën kundër pandemisë COVID-19”, ka njoftuar Kurti.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit, në rast se paraqitet nevoja.

Kujtojmë se 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 18 persona, ndërsa rreth 2 mijë qytetarë kanë rezultuar pozitiv. /Gazeta Sinjali/