Në fshatin Harilaq në Fushë-Kosovë është raportuar një dhunë në familje, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar nga burimet se ankuesja, ka raportuar se bashkëshorti i saj me të cilin kishte pasur një mosmarrëveshje, e ka rrahur.
E njëjta ka pranuar tretman mjekësor në QMF në Fushë-Kosovë, ndërsa i dyshuari ende nuk është intervistuar pasi ishte larguar menjëherë nga shtëpia.