image Dërgohet në paraburgim burri që e kanosi bashkëshorten e tij në Prizren

Drejtësi

Dërgohet në paraburgim burri që e kanosi bashkëshorten e tij në Prizren

news image

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji ndaj të pandehurit me iniciale D.G., nga Prizreni, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “kanosje” dhe veprën penale “mospërfillje të gjykatës”, raporton Gazeta Sinjali.

Masa e paraburgimit do të llogaritet nga 13 korriku deri më 13 gusht të këtij viti.

D.G., dyshohet se më 13 korrik të këtij viti në Prizren, saktësisht në shtëpinë e tij, me dashje e ka kanosur seriozisht me fjalë, vepra ose gjeste se do t’i shkaktojë ndonjë të keqe, me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit, viktimës së ndjeshme, bashkëshortes së tij, pas një mosmarrëveshje paraprake, anipse e dëmtuar posedon urdhrin mbrojtëse të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren më 7 korrik 2020.

Në njoftimin e gjykatës së shkallës së parë bëhet e ditur se i pandehuri e kishte ndërruar bravën e derës dhe kishte qëndruar në shtëpi me të dëmtuarën në distancë më pak se 50 metra, përkundër aktvendimit të kësaj gjykate i cili ia ndalon një gjë të tillë.

“Me datë kohë dhe vend të njëjtë të përshkruar si në dispozitivin I, i pandehuri nuk i bindet aktvendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit të datës 07.7.2020, duke shkelur urdhrin mbrojtës, ashtu që i pandehuri, përkundër faktit se sipas aktvendimit të lartcekur nuk ka pasur të drejtë që të dëmtuarës t’i afrohet në afërsi 50 metra nga shtëpia e palës së mbrojtur, i pandehuri edhe pse i njoftuar me aktvendimin e gjykatës, e kanos e ofendon dhe afrohet në distancë më afër se 50 metra, ndërron bravën e derës dhe qëndron po në atë shtëpi”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate./Gazeta Sinjali/