Mbrëmë në Pejë ka ndodhur një ngjarje tragjike ku kanë mbetur të vrarë kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, dhe ish-kandidati për kryetar të Deçanit nga PDK, Blerand Kadrijaj. Kurse i plagosur ka mbetur vëllai i Astritit, Avniu, i cili menjëherë është arrestuar.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se Avni Ademaj pas arrestimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili pas analizimit të rastit ka bërë ri- cilësimin e viktimës së tretë në të dyshuar dhe me vendim të prokurorit, tani i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje“, thuhet në raport. /Gazeta Sinjali/