image Dërgimi i të dhënave personale nga banka “Raiffeisen”, reagon Agjencia për Informim dhe Privatësi

Siguri

Dërgimi i të dhënave personale nga banka “Raiffeisen”, reagon Agjencia për Informim dhe Privatësi

news image

Pak më parë u raportua se banka “Raiffeisen” të dhënat e klientëve kosovarë i ka dërguar në Ukrainë, shkruan Sinjali.

Pas publikimit të lajmit, ka reaguar Agjencia për Informim dhe Privatësi, për të cilën u tha se e ka lejuar një gjë të tillë.

Sipas njoftimit, “Raiffeisen” ka kërkuar autorizim nga AIP, por i kanë kërkuar dëshmitë e nevojshme plotësimin e kritereve për transferimin ndërkombëtar të atyre të dhënave.

Pavarësisht që shteti pranues, në këtë rast, Ukraina, nuk gjendet në mesin e shteteve që ofrojnë mbrojtje adekuate të të dhënave personale, për të cilat, normalisht, nuk do të kishte nevojë për një autorizim të posaçëm, me rastin e plotësimit të të gjitha kritereve ligjore, Agjencia i ka lëshuar Bankës Raiffeisen autorizimin përkatës për klientët të cilët japin pëlqimin paraprak për një transferim të tillë, duke përmbushur në këtë mënyrë kushtin sipas nenit 49, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2 të Ligjit Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale“, thuhet në njoftim.

Mirëpo sipas AIP-it, këto të dhëna janë dërguar në Ukrainë në përputhje të plotë me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe si i tillë nuk përbën shqetësim për privatësinë e tyre.

/GazetaSinjali/