image Derbi mbyllet pa gola, United në pozitën e parë Liverpool në të tretin

Futboll

Derbi mbyllet pa gola, United në pozitën e parë Liverpool në të tretin

news image

Ka përfunduar ndeshja derbi e zhvilluar në mes Liverpoolit dhe Manchester United.

Të dyja skuadrat patën disa shanse për të shënuar mirëpo në fund e përfunduan përballjen pa gola, me rezultat 0-0, shkruan Sinjali Sport.

Liverpool dominoi me posedimin e topit dhe gjuajtjet në drejtim të golit.

Mirëpo, raste pati edhe Manchester United por nuk ia doli të shënojë.

Për Liverpoolin startues luajti edhe futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri i cili gjatë pjesës së parë u tregua fantastik.

Po ashtu, portierët e të dyja skuadrave u treguan fantastik, duke ndalur gjuajtje mjaft të fuqishme.

Për United është i ‘mirëpritur’ edhe ky barazim, pasi që mbetet në pozitën e parë kurse Liverpool mbetet në pozitën e tretë.

/Sporti në Sinjali/