image Derbi i Premierligës, Rashica e Broja kundërshtarë

Futboll

Derbi i Premierligës, Rashica e Broja kundërshtarë

news image

Norwich e Southampton do të përballen sot në kuadër të Premier Ligës. E në përbërjet e të dyja ekipeve do jetë nga një futbollist shqiptar, shkruan Sinjali Sport.

Futbollistët shqiptarë që do të përballen në këtë derb janë Milot Rashica e Armando Broja.

Një sfidë interesante mes dy skuadrave ku në fushën e lojës me shumë gjasa për disa minuta  do të shikojmë edhe një duel shqiptarësh, mes Mashicës dhe Brojës. Futbollisti i përfaqësueses Kosovare pritet ti besohet një fanellë titullari, ndërsa Broja për shkak të dëmtimit në kavilje që ka pasur kohët e fundit mund ta nisë nga stoli ndeshjen.

Që të dy luajnë në kombëtare, Broja në atë të Shqipërisë e Rashica në të Kosovës.

Formacionet e mundshme:

Norwich: Krul, Aarons, Hanley, Gibson, Williams; Normann, Gilmour; Cantwell, Lees-Melou, Rashica, Pukki.

Southampton: Mçarthy, Livramento, Bednarek, Salisu, Walker-Peters; Elyounoussi, Romeu, Ward-Prowse, Redmond; A Armstrong, Adams.

/Gazeta Sinjali Sporti/