image Derbi anglez: Formacionet zyrtare, Liverpool - Man Utd

Futboll

Derbi anglez: Formacionet zyrtare, Liverpool – Man Utd

news image

Sot zhvillohet derbi më i madh anglez, ai mes Liverpool dhe Manchester United.

Manchester United që ka impresionuar këtë sezon në krye me Ten Hag, kërkon fitoren për të blinduar pozitën e tretë.

Ndërkohë Liverpool ka qenë në një sezon të dobët deri më tani, por që është rikuperuar në ndeshjet e fundit, pasi ka tri fitore në katër ndeshjet e fundit, duke rritur shpresat për një inkuadrim në Top katërshe në fund të sezonit.

Të dyja skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare:

Liverpool XI: Alisson, Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Elliott, Henderson, Salah, Nunez, Gakpo.

Man Utd XI: De Gea, Dalot, Varane, Martinez, Shaw, Casemiro, Fred, Antony, Fernandes, Rashford, Weghorst.

/GazetaSinjaliSport/