image Der Standard: Thaçi u përpoq ta shfuqizonte Specialen me ndihmën e Grenellit, tash po fshihet pas UÇK-së

Politikë

Der Standard: Thaçi u përpoq ta shfuqizonte Specialen me ndihmën e Grenellit, tash po fshihet pas UÇK-së

news image

Gazeta e madhe austriake “Der Standard” ka shkruar sërish lidhur me publikimin e njoftimit për aktakuzë nga Prokurori i Specializuar në Hagë kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Siç gazetës austriake, qarqet e BE-së janë lehtësuar që takimi i Shtëpisë së Bardhë nuk u zhvillua, sepse Thaçi ka qenë i shantazhuar vitet e fundit për shkak të historisë së tij të luftës dhe është përpjekur disa herë ta ndalë punën e Gjykatës Speciale dhe hetimet kundër tij, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas raportimeve, thuhej se Thaçit iu ofrua heqja e gjykatës speciale në këmbim të lëshimeve për Serbinë, shkruan gazeta. I dërguari i Trump, Richard Grenell lidhi marrëveshjen – e cila tani ka dështuar.

Gjykata Speciale tani me sa duket i ka bërë publike akuzat kundër Thaçit me qëllim që të parandalojë shfuqizimin e saj me ndihmën e Richard Grenell, shkruan Der Standard.

Tutje, shkruhet se Thaçi në adresimin ndaj qytetarëve u përpoq të fshihej pas ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) përgjatë fjalimit, megjithëse nuk është se akuzohet kjo organizatë por vetë ai që si individ. /Gazeta Sinjali