image Der Spiegel: Kolapson sistemi shëndetësor në Nju Jork, një respirator për dy pacientë

Botë

Pandemia/ Der Spiegel: Kolapson sistemi shëndetësor në Nju Jork, një respirator për dy pacientë

news image

Gazeta gjermane ‘Der Spiegel’ ka bërë një artikull lidhur me situatën dramatike në Nju Jork për koronavirusin.

Nju Jorku është vatra e SHBA sa i përket viktimave dhe të nfektuarve ndërkohë që vetë SHBA është vatra e COVID-19 tashmë në gjithë botën.

Sipas Der Spiegel tashmë sistemi shëndetësor në Nju Jork është në kolaps pasi raporti është një respirator për dy pacientë, që do të thotë 50% e pacientëve nuk ka mundësi që të trajtohen me respirator.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo është shprehur shumë i dëshpëruar për situatën duke thënë se shumë qytetarë nuk e kanë kuptuar ende rrezikun dhe jeta vijon normalisht si në kohë paqeje. /Gazeta Sinjali/