image Der Spiegel: Ish-kancelari gjerman besohet se ishte informator i ShBA-së

Botë

Der Spiegel: Ish-kancelari gjerman besohet se ishte informator i ShBA-së

news image

Sipas revistës së njohur gjermane, “Der Spiegel”, ish-kancelari i Gjermanisë Perëndimore, Willy Brandt, besohet se ka qenë informator i agjencisë amerikane për inteligjencë ushtarake, CIC (Counter Intelligence Corps) për katër vjet para se të vinte në pushtet më 1969.

Në bazë të raportimit të kësaj reviste, Brandt, që ishte pjesë e Partisë Socialdemorkate (SPD), i kishte ofruar të dhëna të inteligjencës agjencisë CIC të ShBA-së nga viti 1948 deri më 17 mars 1952.

Revista shkroi se Brandt e informonte agjencinë amerikane rreth FDJ-së, krahu i rinisë së Republikën Demokratike Gjermane, dhe Partinë Socialiste të Unitetit, që atëherë ishte në pushtet.

Në artikullin e revistës së famshme gjermane pretendohet se Brandt gjithashtu kishte ofruar informata për kantieret detare, fabrikat, sistemin hekurudhor dhe rrjetin telefonik të ushtrisë sovjetike.

/GazetaSinjali/