image Deputeti i VV-së: Kurti bart vlera më të mëdha se të veteranit të UÇK-së

Politikë

Deputeti i VV-së: Kurti bart vlera më të mëdha se të veteranit të UÇK-së

news image

Debati rreth çështjes së veteranëve tash e disa vite është temë diskutimi në Kosovë, kjo për shkak të numrit të regjistruar të tyre, i cili shpesh herë është vu në pikëpyetje se sa mund të jetë i vërtetë.

Por deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në një emision në Kanal10, thotë se çështja e veteranit mund të interpretohet dhe se angazhimi i Kurtit për Kosovën vlenë më shumë sesa ai i një veterani.

Është çështje interpretimit, qysh e interpreton ti veteranin. Zotri Kurti ka dhënë për Kosovën, duke qenë edhe student, duke qenë edhe në burg së bashku me Matoshin, megjithatë ka qenë edhe sekretar i UÇK-së“, ka thënë Rexhaj.

Për mua, zotri Kurti bart vlera më të çmuara sesa të veteranit në kuptimin e angazhimit për Kosovën dhe angazhimin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pra më të mëdha se ato“, ka thënë ai.

Më 31 mars, Partia Social Demokrate (PSD) e ka “shpallur” Kurtin veteran të rrejshëm.

/GazetaSinjali/