Keith Groeneveld, i dashuri i aktores dhe deputetes Adriana Matoshi, këto ditë po qëndron në Kosovë.
Deputetja e LVV-së ka publikuar një imazh përkrah Keith, ku ka shkruar “pas gjitha uljeve e ngritjeve, ne kemi njëri-tjetrin“.
Ajo përkrah fotografisë, ka shkruar një thënie të ish-Zonjës së Parë të SHBA-së, Michelle Obama.
“Më e bukura është kur gjen një partner që të do dhe të respekton me të vërtetë, sepse pas gjitha uljeve e ngritjeve, ne kemi njëri-tjetrin, gjë që e bën t’ia vlejë ky udhëtim”, ka thënë ajo.