Vedat Bajrami dhe Xhuliana Nura kanë pasur një debat të fortë mbrëmë në darkën e të nominuarve.
Në mes të debatit ishte një deklaratë e Vedatit e cila nuk u pritë edhe mirë, as jashtë edhe brenda e shtëpisë.
“Komandante e Dubait”, ishte deklarata e aktorit.
Lidhur me këtë po diskutohet sonte.
Xhuli u shpreh se kjo nuk i ka pëlqyer aspak sepse sipas saj Dubai së fundi nuk ka një epitet të mirë.
Ajo u shpreh se kjo e ka lënduar.
Pas këtij moment ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
“Nëse ne heshtim kur një gruaje i ipet epiteti “Komandante e Dubait” ne si gra duhet ta mbyllim gojen përgjithmonë dhe mos të flasim kurrë më për të drejtat e grave”, ka shkruar ajo.
“Komisioni i Pavarur Mbikëqyres i Mediave a jeni funksional, a jo”.