image Rimbursimi i policave të sigurimit, Musliu-Muratit: Je mashtrues, i mashtruat bashkatdhetarët

Politikë

Rimbursimi i policave të sigurimit, Musliu-Muratit: Je mashtrues, i mashtruat bashkatdhetarët

news image

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu e ka quajtur ministrin Hekuran Murati mashtrues lidhur me rimbursimin e pagesave të policave të sigurimit për bashkatdhetarët.

Ajo pyeti ministrin e Financave lidhur me pagesën e policave të sigurimit të automjeteve për bashkatdhetarët, ku Qeveria ka vendosur për rimbursim.

“Kërkoj të di sesa bashkatdhetarë kanë bërë pagesë e policës së sigurimit nga 1 qershori-31 gusht 2022 dhe sa kanë aplikuar online për rimbursim”, tha Musliu.

Ministri i Financave Hekuran Murati i është përgjigjur deputetes se sivjet e kanë ndryshuar formën e pagesës e rimbursimit online pa pritje në kufij.

“Sa i përket numrit se sa kanë qenë hyrjet, këtë informatë Ministria e Financave nuk e ka. Është informatë që e posedon Ministria e Mbrojtjes, Byroja Kosovare e Sigurimeve që i ka lëshuar polisat. Për periudhën që e keni cekur, numri i aplikantëve për rimbursim është 8 mijë e 845, por në tërësi kemi 11 mijë e 923 aplikuar për rimbursim”, tha Murati.

Ndërsa deputetja Musliu, kritikoi se aplikimi nuk është bërë online, por kanë pritur në kufij për pagesa ku edhe janë maltretuar.

“A i bjen kjo që i keni mashtruar e vjedhur bashkatdhetarët”, pyeti Musliu.

Ndërsa ministri shtoi se nuk po sheh këtu mashtrim pos akuzave të pabaza. Procesi ishte transparent.

“Janë dezinformata për ato që mërgimtarët janë detyruar të shkojnë të paguajnë në zyra siç kanë dezinformuar edhe mediat”,tha Murati.

Ministri shtoi se rimbursimi ishte vullnetar, ku ka pasur thirrje se duan të paguajnë vetë.

Derisa Ganimete Musliu e quajti mashtrues residivist ministrin. 

“Je mashtrues, nuk njoh fjalë tjetër pos mashtrues, apo gjema naj fjalë tjetër”, tha deputetja.

/GazetaSinjali/