image Deputetja kërkon që qeveria t'i furnizojë me maska qytetarët: Neve na jepen falas, ata obligohen t'i blejnë

Politikë

Deputetja kërkon që qeveria t’i furnizojë me maska qytetarët: Neve na jepen falas, ata obligohen t’i blejnë

news image

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi ka kërkuar që qytetarët të furnizohen falas me maska.

Ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës ka marrë donacione të ndryshme dhe se ka maska të mjaftueshme. Kadaj-Bujupi e ka krahasuar edhe faktin se maskat jepen falas për deputetët e Kuvnedit të Kosovës, ndërsa qytetarët obligohen t’i blejnë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Për çdo ditë po dëgjojmë që qeveria po merr ndihma dhe përkrahje, maska, materiale të ndryshme dhe kjo është për t’u përshëndetur dhe për t’i falenderuar të gjithë donatorët. Mirëpo ende në institutcionet tona publike, përveç në Kuvend ku i marrim maskat falas, qytetarët obligohen me i ble. Kjo është e papranueshme”, tha ajo.

Kadaj-Bujupi i kërkoi ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt që nga sot t’i furnizojë me maska të paktën studentët e Universitetit të Prishtinës.

“Ne të gjithë duhet të respektojmë këtë kërkesë, masat, por studentët në UP duhet që nga sot minister të furnizohen me maska. E dime që ka maska të mjaftueshme, dërgoni në UP”, tha ajo. /Gazeta Sinjali