image Deputetja Jeta Statovci zgjedhet nga Banka Botërore përfaqësuese e Evropës në një ngjarje të rëndësishme

Politikë

Deputetja Jeta Statovci zgjedhet nga Banka Botërore përfaqësuese e Evropës në një ngjarje të rëndësishme

news image

Deputetja e Partisë Guxo, Jeta Statovci është zgjedhur nga Banka Botërore përfaqësuese e Evropës dhe Azisë Qendrore, në mesin e vetëm tetë deputetëve të rinj nga gjithë bota, për të dialoguar rreth çështjeve zhvillimore, përmes iniciativës globale të deputetëve të rinj (2023-2025 Global Young MP Initiative).

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Statovcit e cila shprehu kënaqësinë të jetë përfaqësuese në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

“Më vjen shumë mirë që Republika e Kosovës 🇽🇰, ani pse shtet i vogël, dërgon një përfaqësuese në emër të një rajoni kaq të madh, në bashkëpunim me dy institucionet më të mëdha financiare në botë, Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar”, tha ajo.

/GazetaSinjali/