image Deputetja e VV-së: Zyrtarët e policisë nuk bënë asgjë për t'i ndalur truprojat e Thaçit

Politikë

Deputetja e VV-së: Zyrtarët e policisë nuk bënë asgjë për t’i ndalur truprojat e Thaçit

news image

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, përmes një konference tha se zyrtarët policorë nuk bënë asgjë për ta ndalur incidentin që shkaktuar truprorajt e presidentit Hashim Thaçi.

“Truprojat e presidentit kryen veprën penale të Privimit të Kundërligjshëm të Lirisë nga Neni 193 i Kodit Penal të Kosovës, ku si rrethanë rënduese paraqitet fakti se vepra është kryer në bashkëpunim nga persona zytar duke e keqpërdorur detyrën apo autorizimit”, tha Kollçaku.

Kollçaku më tutje theksoi se aktivisti i VV-së as nuk e kishte përmendur fjalën president ose Hashim Thaçi.

“Aktivisti Veron Hasani nuk kishte thënë as o Hashim hajni, e as Hashimi apo Presidenti është hajn. Si e ndërlidhën truprojat e Thaçit këtë thirrje me Presidentin, si e ditkan ata se sa herë që thuhet fjala hajn, është fjala për Presidentin. Apo edhe ata, e sidomos ata duke qenë mbrojtje e afërt, e njohin para së gjithash dhe nga afër atë si hajn”, tha ajo./ Gazeta Sinjali/