Deputetja e Vetëvendosjes, Labinotë Demi Murtezi, thotë se ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, paska deklaruar se vendimet për masat e reja janë politike dhe se duhet dëgjuar ekspertët.
“Ai harron se ekspertët qysh nga nëntori i kanë rekomanduar në çdo raport se duhet të respektohen masat në mënyrë strikte dhe se duhet vendosur masa të reja, përndryshe është e pashmangshme mbyllja. Përkundrazi ish Ministri i liron masat në fushatë”, shkroi Demi Murtezi në Facebook.
Demi Murtezi tutje thotë se Zemaj “deklaron se ka hequr të zitë e ullirit për ta luftuar pandeminë, kurse ai vet ka shkurtuar buxhetin për barna për 13 milionë Euro në kohë pandemie duke sjellur nivelin e furnizimit me barna në më të ultin për 20 vitet e fundit”.
“Ish Ministri Zemaj harron se as nuk është sjellur si Ministër e as si politikan. Si ekspert e dimë edhe ashtu se nuk është”, thotë ajo.